Trajanov: Në Qeveri po dominojnë politikat e BDI dhe AAA, nuk pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve

25

Aktualisht në Qeveri dominojnë politikat e BDI-së dhe Alternativës, e cila nuk reflekton vullnetin e qytetarëve”, theksoi për “Utrinski Brifing”, kryetari i Lidhjes Demokrate, Pavle Trajanov, që është pjesë e Qeverisë.

Ai bashkë me partitë më të vogla po kërkon që Kuvendi të miratoj Kodin e ri zgjedhor me një njësi zgjedhore. Trajanov ka kërcënuar se mund ta braktisin Qeverinë nëse nuk pranohet propozimi i tyre.

“Modeli Donte që ne aplikojmë nuk është i mirë sepse mbyt partitë më të vogla dhe përfiton partitë e mëdha. Në parlament ka parti të vogla, por roli i tyre është i margjinalizuar. Kjo është e rëndësishme për partitë por edhe për qytetarët sepse hapet demokratizimi i vendit. Do të përfshihen më shumë subjekte që do të reflektojnë vullnetin e qytetarëve në përfaqësimin në Kuvend. Ka një konsensus qytetar, tani po mundohemi të sigurojmë një konsensus politik. Kjo temë është diskutuar për një kohë të gjatë dhe qytetarët e dinë se për çfarë bëhet fjalë”, thotë Trajanov për “Utrinski Brifing”.

Trajanov thotë se stabiliteti i Qeverisë nuk varet asnjëherë nga unifikimi i Kuvendit, por stabiliteti varet nga politikat e Qeverisë. Sipas tij, kur të krijohet një platformë, ajo qeveri do të jetë e qëndrueshme./INA